Greta Koci, Albanian singer, scammer and fraud
Queja 327306 Detalles

  • Fecha cuando ocurrió 07/01/2014
  • Daños Reportados: $6,000,000.00
  • Nombre de Usuario: Greta Koci- Albanian singer
  • Ubicacion Tirane, Albania
  • !

The complaint is against an online dating profile

The complaint is a listing fraud posted on public forums or sites against an anonymous entity

The complaint is mobile text spam or smishing related against an anonymous entity

The company or person contact no longer exists

International boundaries

Soon to be translated into English

Në numrin e djeshëm DITA publikoi denoncimin penal të bërë nga një emigrant shqiptar në Angli në muajin Shtator 2013. Një femër misterioze që e kishte njohur në “Facebook” në harkun e 3 viteve kishte arritur t’i zhvaste rreth 60 mijë euro vetëm me biseda në internet dhe telefon, pa u shfaqur kurrë me fytyrë, pa u takuar asnjëherë.

Emigranti denoncues ka mbledhur të gjitha faturat e dërgesave të parave në 3 vite dhe rezulton se personi që i ka pritur këto dërgesa në Shqipëri është shtetasi Verjan Hysaj. Ai është shoferi i këngëtares Greta Koçi, e cila në periudhën kur është bërë ky kallëzim penal ishte punonjëse e Ministrisë së Brendshme.

Greta Koçi
Greta Koçi
Vetë shoferi i Greta Koçit ka ngritur padi penale ndaj saj, disa muaj më parë. Pasi nisi të kuptonte kurthin, emigranti erdhi vetë në Shqipëri, takoi Hysajn që kishte bërë tërheqjen e lekëve në pikat e dërgimit. Por ai i tha se kodet e dërgesave ia kishte dhënë një shtetas që korrespondon me xhaxhanë e këngëtares. Duket se gjithçka ka qenë një labirint mashtrimi me kosto 60 mijë euro për emigrantin.

Në disa biseda të regjistruara elektronike që ai ka zhvilluar me shoferin Hysaj, rezulton se ky i fundit i ka pranuar se gjithçka ishte një mashtrim i organizuar duke u shprehur qartësisht se ishte e gjithë ‘familja’ në skemë e përfshirë.

Në bisedat elektronike të Hysajt me emigrantin B.H. ai shpjegon se kush e kishte instruktuar të tërhiqte lekët që dërgonte emigranti dhe si i njihte ai anëtarët e familjes Koçi. Nga ana tjetër, emigranti B.H në një letër të nënshkruar për DITA, ka paraqitur dhe arsyet se përse ai ka vendosur të bëjë publike këto të dhëna, duke kërkuar anonimatin dhe duke pranuar të gjithë përgjegjësinë për vërtetësinë e tyre.







Transkipti i bisedave mes denoncuesit B.H dhe Verian Hysës

BISEDA E PARË:

Denoncuesi BH:
Së pari me jetë të gjatë fëmia! Së dyti mos m’i anashkalo më pyetjes time. Më thuaj për cilin person ti ke tërhequr lekët e mia. Emër mbiemër ndryshe unë do ta bëj denoncimin ty. E pastaj hajde e merru vesh ti dhe ato k…. me prokurorinë angleze. Të kam dalë borxhit disa herë dhe ke dy muaj që bridhesh sa andej këtej. Të them të drejtën po më humbet durimi. Pres përgjigje të sinqertë nga ty.

Faksimile bisedave mes Verian Hysajt dhe denoncuesit B.HVerian Hysaj:

Ky që po të nis në këtë foto është Skënder Koçi. Më ka than se ti i detyrohesh 60 000 euro. Më ka than’ po të tha kush gja, të përgjigjem unë me ka than Skënderi. Ok?

Denoncuesi BH:

Po tek kjo foto tjetër kush është?

Verian Hysaj:

Kjo është e shoqja e Skënderit e ka emrin Syria, kjo ka përdorur emrin Anjeza Hysa, edhe në telefon që ke dërgu kodet ktu në Shqipëri. Me trego mu se të them unë se kush i ka përdor këto numra telefoni. E do nr e Spanjës? Tek kjo foto tjetër është Elisa, vajza e Fatmir Koçit, motra e Gretës nga baba, këtë e kanë përdorur kudo për mashtrime.
(vazhdon dhe dërgon fotot e personave dhe bën përshkrimet, shën.redaks)

Ky është Mondi djali i Titit (Syrias) edhe i Skënderit, specialist përdorues interneti, ‘hacker’ shumë i aftë. Ok? Ky është djali i Bashkim Koçit në Spanjë. Këtu është edhe Fatmir Koci në Spanjë bashkë me Shkëlqimin e vëllezërit e Skënderit… Kjo është Alda vajza origjinale e [Syrias ] ose Titit edhe Skënderit



BISEDA E DYTË

Verian Hysaj:
A ta dinë adresën e shtëpisë ty mor? Se janë të lidhur me mafioza anglezë, bullgarë e rumunë. Edhe ti duhet me u ruajt pak. Mos i ban në asgjë.

Denoncuesi BH:
Lëne mos e pyet ato shalë më kanë kushtu 54 milionë bac… Në Angli apo Shqipëri? Po ku janë të lidhur ata, ata janë të mbaruar. Mua s’më njeh njeri në Angli si shqiptar, plus ato s’më njohin për surrat. S’i kam borxh kujt e pastaj kam njerëz të tjerë po më ndodhi gjë mua. Po si kam frikë aspak atyre jo. Por thashë t’i provoj të marrë lekët e mia pa ju futur atyre punëve.



*******

Deklarimi i shtetasit B.H për gazetën DITA

Këto janë pjesë nga bisedat që kam bërë me shoferin e Greta Kocit. A . Denoncimin në prokurori e kam bërë më 03.09.2013 pas katër vjetësh pasi nuk mund ta bëja më përpara duke ditur se në Ministrinë e Brendshme punonte Greta dhe i ati Fatmir. B. Po e bëj publike sepse kallëzimi është bërë para një viti por kemi pasur një pezullim nga Prokuroria me pretekstin që kanë dërguar një letër-porosi në Spanjë për të vërtetuar praninë e tyre në Spanje. Por letër-porosia nga Spanja mund të kthehet edhe pas katër vjetësh dhe s’ka kuptim kur Verjan Hysaj, shoferi i Greta Koçit qe ka tërhequr lekët (60 mije euro) pranon mashtrimin. Dhe fisi i Koçajve enden të lirë duke pasur mundësinë e fshehjes së provave të marra nëpërmjet shoferit të tyre i cili akuzon drejtpërdrejt këta mashtrues. C. Denoncoj publikisht që të përfundojë njëherë e mirë loja e këtyre që të tjerë persona të mos gënjehen si ne.

Shoferi i Greta Koçit:

Verjan Hysaj, ishshoferi i familjes Koçi, rrëfen për gazetën Shqiptarja.com fillesat e konfliktit dhe motivin e largimit nga puna. Hysaj tregon se disa herë është detyruar që të shpëtojë familjen nga borxhlinjtëqë vinin në koncertet e Gretës. Ndërsa tregon influencën e familjes dhe skemat e tyre, sipas tij, të mashtrimit për të futur në kurth persona që kërkonin kthimin e borxheve. Vetëm pak kohë pas largimit nga puna pasi, siç thotë, nuk pranoi të bëhej pjesë e lojërave të familjes Koçi, Verjan Hysaj ka bërë një kallëzim në polici. Ai tregon sesi është kërcënuar me jetë nga familja Koçi dhe indiferencën e uniformave blu për të marrë në konsideratë kallëzimin e tij penal. Ndërsa shton se i ka bërë shumë ndere kësaj familje dhe nuk është paguar as për shërbimet personale të kryera për këngëtaren Greta Koçi.

Për çfarë arsye keni bërë një kallëzim kundër familjes Koçi?
Afërdita Koçi, mamaja e Greta Koçit, i ka telefonuar bashkëshortes sime, duke e kërcënuar me jetë. I ka thënë që do të ta nxjerrë nga barku fëmijën që po pret dhe se ka dërguar persona në lagjen ku në jetojmë që të më vrasin mua. U detyrova që të njoftoja menjëherë policinë, dhe nga shqetësimi i madh prej kërcënimeve të familjes, bashkëshortja ime u shtrua me urgjencë në maternitet për lindje të parakohshme. Ajo ndodhet në një gjendje kritike shëndetësore dhe e kanë futur në sallë operimi nga shock-u që iu shkaktua nga kërcënimet e familjes Koçi. Në këto momenet unë kam qenë në polici për të bërë kallëzimin kur më njoftuan për bashkëshorten time. Në polici më kanë mbajtur në izolim.

Cili është objekti i kallëzimit që keni bërë në polici?
Në polici kam kallëzuar familjen Koçi për mosdhënien e pagesës për 8 muaj pune si shofer dhe badigard i këng¬ëtares Greta Koçi. Policia gjatë kohës që unë vajta të bëja kallëzimin më ka bërë presione të ndryshme, duke më lënë në izolim dhe duke mos më marrë parasysh padinë. Policia po tregohet e njëanshme dhe vetëm pasi u mor vesh që gruaja ishte shtruar me urgjencë në maternitet, atëherë u regjistrua kallëzimi im. Mua më njoftuan në momentin që isha në polici dhe ata dëgjuan se çfarë kishte ndodhur duke u bindur për padinë që unë do bëja. Familjen Koçi unë e kam kallëzuar edhe për kanosje për jetë ndaj meje dhe familjes sime. Por ky kallëzim nuk pi ujë, pasi policia nuk e merr për bazë. Policia merr për bazë kallëzimet e tyre. Unë nuk i njoh mirë rrugët ligjore pasi nuk jam i kësaj fushe, por kam të bëjë me një familje, e cila është profesioniste në këtë fushë, sepse bën presion me anë të posteve dhe në këtë rast është shumë e vështirë që të veprojë ligji dhe drejtësia.

Ju thoni se nuk keni besim tek policia për këtë çështje. Jeni drejtuar në prokurori?
I jam drejtuar Prokurorisë, kam bërë kallëzim në formën ligjore, dhe jo si kallëzimet e familjes Koçi. Jam thirrur rreth 4 herë në polici në orët e vona të natës për të sqaruar thashethemet dhe lotët e krokodilit të familjes Koçi. Kjo familje ka ngritur kallëzime të rreme ndaj meje dhe s'është e drejtë që të thirrem edhe natën vonë nga policia.

Çfarë nderesh dhe punësh i keni bërë familjes Koçi?
Presionet që më bënë mua familja Koçi janë të vjetra, sepse ata i bënin edhe në kohën kur unë punoja për ta. Familja Koçi nuk mund të përballlet me mua në asnjë formë, pasi unë i mbaja me bukë. Dua të them se që në momentin që u konfliktuan me mua, filluan përleshjet në shtëpi mes Fatmirit dhe Gretës. Këtë e them duke marrë parasysh shërbimet personale që unë i bëja këngëtares Greta Koçi, dhe nuk më është shlyer asgjë nga ana financiare dhe është bërë motivi kryesor i konflikteve në familjen e tyre. I kam bërë ndere familjes Koçi, sidomos kur shfaqeshin borxhlinjtë dhe unë ndërhyja duke i larguar me qetësinë më të madhe. U bëra profesionist në fushën e mbrojtjes fizike të Fatmir dhe Greta Koçit pas problemeve pa fund që kishin si familje.
Mund të na tregoni një episod që keni ndërhyrë për të mbrojtur familjen?
Një rast ka qenë tek diskoteka "Piano" në Shkodër ku ka qenë dëshmitare krejt familja Koçi dhe falenderimet që mora nga ata. Raste të ngjashme ka pasur në Lezhë, Laç, Durrës. Me pak fjalë ishin persona që vinin për të kërkuar nga familja Koçi lekët borxh që iu kishin dhe unë i shpëtoja. Vetë Fatmir Koçi është larguar disa herë në drejtim të paditur. Tani ai shfrytëzon vajzën e tij me postin që ajo ka si nënkryetare e FRPD-së shqiptare për tu vetëmbrojtur. Fatmir Koçi për të komunikuar me kryetarët e rretheve të FRPD-ve përdor emrin Blerti Teli duke u hequr si një person tjetër, si sekretar i Greta Koçit. Dhe qëllimi i vetëm është abuzimi me anëtarësimet te FRPD-të.

Mund të na tregoni fillesat e konfliktit?
Konflikti ka nisur verën e vitit të kaluar. Për Fatmir Koçin ishte lëshuar një urdhër-arresti për akuzën e vjedhjes me mashtrim të pronës së tjetrit. Këtë kallëzim e kishte bërë Thoma Kumaraku dhe familja Koçi e ka mashtruar këtë person. Thoma Kumaraku kërkoi një sqarim tek familja Koçi dhe Fatmir Koçi dërgoi të bijën e tij Gretën. Para se të niseshim në takim Fatmiri më këshilloi mua dhe më tha që të prezantohesha si badigard dhe shofer i Greta Koçit. Në momentin që personi do takohej me Gretën unë duhet të telefonoja menjëherë Fatmirin, i cili do të merrte në telefon miqtë e vet në polici. Greta do të fillonte të qante dhe kur të vinte policia unë duhet të deklaroja se Greta ishte kërcënuar dhe goditur. Një gjë të tillë nuk e pranova pasi jam njeri, jam shqiptar nga Shkodra dhe nga Postriba, vendi ku lindi demokracia. Para se Greta të futej në takim i morra celularin dhe ajo vazhdoi bisedën me zotërinë duke u djegur plani i bërë nga Fatmiri. Aty filluan debatet dhe unë u largova nga puna, pasi nuk pranova të bëja denoncim të rremë për këtë person. -
See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/shoferi-i-greta-ko-it-pd-abuzime-me-an-tar-simet-132995.html#sthash.ne58HBIn.dpuf


¿Tiene una queja?

Presente Una Queja Ahora

Comentarios

No hay comentarios publicados. Sea el primero en comentar sobre esta queja

¿Tiene una queja?

Añadir una queja y correr la voz. Quejas de alto volumen tienen una mejor oportunidad para recuperar su dinero. Presentar un informe y unir fuerzas con otras personas como usted!

Presente Una Queja Ahora

Resumen del Perfil de la Empresa

  • Greta Koci, Albanian singer,  scammer and fraud logo

EstadÌsticas de la Empresa

  • Queja Contra Greta Koci, Albanian singer, scammer and fraud
  • Quejas Presentadas: 1
  • Daños Reportados: $6,000,000.00
Visite el Perfil de la Empresa Completo

What is SBID?

SBID is a unique id code that identifies the user's computer and location. SBID is used to prevent fraudulent postings and help our community find users who create duplicate user accounts.